Ndarja e parakoshme nga jeta e këngëtares së njohur Dolores O’Riordan i tronditi të gjithë.
Një nga artistët shqiptarë që ka shprehur trishtimin e tij për vdekjen e këngëtares së grupit ‘The Cranberries’, është edhe moderatori Ledion Liço. Në vitet 2000, kur O’Riordan ndodhej në Shqipëri për një koncert, Ledioni ka realizuar një intervistë me të për emisionin ‘Top Select’.
Dolores O’Riordan, ti do të mbetesh tek unë përgjithmonë. Të të merrja ty në intervistë ishte kaq emocionuese, unë belbëzoja gjatë gjithë kohës!”-ka shkruar i prekur Liço në postimin e bërë në Instastorie.