Shpesh për festat e fundvitit janë fëmijët ata që triumfojnë me dëshirën për të rregulluar pemën e Vitit të Ri dhe të bëjnë gati sa më parë dekoret festive.
Por jo gjithmonë ndodh kështu, ka edhe të rritur që janë të fiksuar pas bukurisë të festave të fundvitit edhe për më shumë kur janë nga bota e ekraneve.
Ledion Liço për shembull është ndër të paktët personazhe të njohur që vdes nga dëshira ta bëjë sa më shpejt gati pemën e festave.
Vit pas viti, ai dhe miqtë e tij, si Xhemi, Arbana apo edhe Eno, bëjnë “garë” për pemën më të bukur dhe atmosferën më festive.
Por këtë herë, mesa duket moderatori i Top Channel ka marrë masa paraprake duke ja dalë për të qenë në krye të listës. Dhe dëshira e hershme, pa dyshim vjen edhe nga London, djali i tij që pas pak ditësh feston 1-vjetorin e lindjes.
Kjo është pamja e këtij viti në shtëpinë e Ledionit. Pema, këtë herë është e bardhë dhe me shumë drita. Ekrani i madh me blunë karakteristike në qendër reflekton mbi ngjyrat pastel dhe neutral të sallonit. Në të majtë, një tortë limoni ka nisur të ngacmohet nga dikush që,shpresojmë të mos jetë Ledioni.
Është edhe Jobs, jo vetëm miku i ngushtë i familjes, por edhe një dekor i përvitshëm në raste festash.
Kush mungon? London?!
Dhe për atë pyet Vis Bajraktari, i dashuri i Lori Hoxhës. London është rritur, ndaj këtë vit të dytë feste për të, edhe ai e bën një punë: “Ka ik me ble bukë…” – ia kthen me humor babi Ledioni.
Festa ka nisur, por të gjithë e dimë që me Londonin është edhe më e bukur për moderatorin Ledion Liço.