Moderatori Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë bërë prindër prej disa ditësh, duke sjellë kështu në jetë, frytin e tyre të parë. London Noor Liço quhet djali, i cili ka sjellë shumë gëzim, në jetën e çifti të ri, por që janë në një lidhje prej kohësh. Sara dhe Ledioni janë treguar të rezervuar, duke mos e prezantuar ende në rrjetet sociale të sapolindurin e tyre, por është pikërisht kënga e urimit për festat e fundvitit e Top Channel që e ka bërë diçka të tillë. Një videourim me temën e familjes, në të cilën shfaqen personazhe të njohur të këtij televizioni, nuk mungon as Ledioni i cili mban djalin në krahë pranë një pemë Krishtlindjesh. Në të vërtetë nuk duket qartë, kështu që na duhet të presim ende për të parë se kujt nga prindërit i ngjan.