Lori Hoxha është një nga vajzat më me ndikim në vendin tonë. Trashëgimtarja e Top është kthyer në një model për vajzat e reja që ato të inspirohen me tendencat më të fundit të modës dhe se si mund të kurojnë imazhin e tyre. Lori është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpalos stilin dhe sharmin e saj e jo më kot numëron shumë ndjekës. Por aty na tregon edhe që është mjaft e lidhur me nipin e saj të vogël, London Noor dhe në një foto të postuar nga Ledioni na tregoi se si e thërret me përkedhëli atë.
Moderatori Ledion Liço ka publikuar në Instagram një foto mjaft të ëmbël të vogëlushit të tij London Noor.
Në foton bardhezi e shohim të voglin teksa luan në një fushë të madhe.
Krahas fotos Ledioni ka shkruar: “Çdo gjë është ndriçuar”, duke nënkuptuar që me ardhjen e London tashmë çdo gjë për moderatorin shkëlqen. Fotoja është pëlqyer shumë nga miqtë dhe fansat e moderatorit, por veçanërisht nga teze Lori Hoxha, e cila e quan vogëlushin me përkëdheli “MIMI”.