Moderatori Ledion Liço, si rrallë herë në fakt, ka vendosur që të bëjë hapur dhe publikisht një deklaratë aspak të zakontë ndaj gazetares Rudina Xhunga, e cila ka qenë dikur pjesë e “Top Channel” dhe tashmë është në “Vizion Plus”, ku realizon emisionin e saj “Dritare”. Gjithçka ka nisur pas një shkrimi të botuar në “Dritare.net” ku shkruhej se spektaklit të “Voice of Albania” i ka rënë audienca. Shrkimi me titull “E premtja pa shikues e Top Channel. Ledioni dështon me “Voice” është konsideruar si tendencioz. “Ledioni ka postuar një foto në Insta të programit që drejton në “Top Channel” dhe e shoqëron me dixhiturën: Të parët të premteve në TV #voa6. Mbase Ledioni flet për dikur, pasi sot “The Voice” është shumë larg vendit të parë në televizion. Këtë vend e ka rrëmbyer dhe nuk e lëshon Arjan Çani. Dhe është Turjan Hyskaj që e merr audiencën tjetër. Ledioni është shumë pas dhe madje jo të gjithë e dinë që “The Voice” ka nisur, duke menduar se postimet Insta të Ledionit tregojnë për xhirimet dhe përgatitjet. Kjo duket se ndodh për shkak të trajnerëve të këtij sezoni, personazheve shumë modestë dhe vete Ledionit që ka humbur lidhjen me shikuesin. Ai tani nuk është më ylli i “Top”-it, por burri i Sarës, trashëgimtares së “Top Channel”, që ka më shumë kimi me publikun se i shoqi në gjithë paraqitjet e saj. Gjithsesi, Ledioni mund ta rimarrë veten e re…” – ka qenë shkrimi i plotë në dritare.net. Ledioni i është përgjigjur gazetares përmes një fotoje të publikuar në Instagram ku ka treguar statistikat e shikueshmërisë së 43 kanaleve televizive. “Për Xhungat e kësaj bote, dhe për Rudina Xhunga, e cila shkruan keq, jo sepse mendon keq për top channel albania, por sepse ky i fundit e përcolli për në dritaren e fundit!”, ka shkruar moderatori bashkangjitur fotos.