Ledioni dhe Sara Hoxha gëzojnë një romancë shumë të shëndetshme, romancë e cila i dha frytët e saj që me ardhjen në jetë të vogëlushit London Noor Liço dhe u kurorëzua në martesë para pak javësh në Como të Italisë.
Prej disa javësh Ledioni ka hequr dorë nga rrjetet sociale, por është bashkëshortja e tij e cila publikon shpesh herë foto të moderatorit me vogëlushin London. Së fundmi Sara ka publikuar në rrjetet sociale një çast tejet të ëmbël nga jeta e saj, ku shfaqet Ledion Liço, së bashku me djalin e tyre London Noor.
Në këtë foto London shfaqet i hipur në qafën e të të atit dhe duket se po e shijojnë shumë kohën bashkë. Sigurisht që Sara nuk ka rezistuar tundimit për t’i bërë një foto.