Është një ditë e madhe për moderatorin e njohur.
Jo çdo ditë personi mbush plot 30 vjeç, dhe një nga urimet më të veçanta ka ardhur nga mikesha dhe kolegia e tij, Xhemi Shehu. Kjo e fundit ka vendosur që ta thumbojë paksa Ledionin në një urim disi “të frikshëm”. Xhemi ka postuar një foto ku gjendet krah Ledionit dhe Sarës, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Para tajfunit, kur ishe akoma 29 @ledionl. Happy B-day Liuuu”. Gazeta Express bën me dije se gjatë udhëtimit të djeshëm të Ledionit dhe Sarës, një tajfun e frikësoi shumë çiftin, edhe pse për fat të mirë nuk ndodhi asgjë. Mund të themi që sot më shumë se kurrë Ledioni është i lumtur për ditëlindjen e tij, siç ndodh rëndom pas momenteve të vështira.