Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë një nga çifet më simpatike të shoëbiz-it shqiptar dhe dashuria për njëri-tjetrit është bërë më e madhe pas ardhjes në jetë të djalit London Noor Liço.
Lidhja e tyre duket të jetë më e fortë se kurrë dhe sa herë u jepet mundësia i bëjnë publike ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin. Ledioni ka publikuar një foto ku duken pafundësisht të gëzuar, me buzëqeshje nga veshi në vesh.
‘Ta mësojnë të gjithë, unë jetova një jetë të lumtur’-ka shkruar ai krahas fotos. Por Sara ka reaguar me një koment paksa të çuditshëm, të cilin e ka shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot.
‘Liu duket sikur do vdesim nga momenti ne moment’-ishte komenti i saj.
As me shaka nuk duhet ta thuash këtë Sara!