Ata të dy jo pak herë ia shprehin njëri-tjetrit publikisht atë që ndjejnë.
Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më simpatikë dhe të dashur për publikun shqiptar. Dashuria e tyre është bekuar me një djalë të quajtur London Noor dhe vazhdojnë ta shijojnë çdo moment të lidhjes së tyre duke mos i kursyer as deklaratat publike.
Së fundmi Ledioni nëpërmjet Instagramit na ka treguar një nga ditët e tij më të rëndësishme, pikërisht atë kur moderatori i ka vendosur unazën në gisht Sarës.
“Dita kur ajo tha ‘Po’ dhe më pas hëngrëm ‘churros’ për ta festuar!”- ka treguar Ledioni përbri fotos ku shihet me Sarën e cila mban një unazë në gisht.
Nuk mund të mos komentonte Sara në këtë foto, teksa shkruan: “A nuk dukem shkëlqyer?”