Nuk i priste aspak të tilla komente pasi postoi këtë video.
Ledion Liço mendoi të bënte një postim "limonatë" në Instagramin e tij me një video ku dukej një prind mashkull i cili gënjente fëmijën e tij sa herë duhet ta ushqentë me lugë. Menjëherë pas kësaj vërshuan komentet nga më të ndryshmet, ku shumë prej tyre edhe e mallkonin personazhin në video duke e lënë moderatorin me gojë hapur. Ledioni madje iu bëri screenshot komenteve më pikante duke i postuar në Instagramin e tij dhe duke shkruar: “Komentet sot qenkan.... Kini pak sens humori o njerëz”.