Moderatori i njohur më në fund paska zënë mend!
Të paktën kjo është ajo që duket nga postimi i fundit i Ledionit në Instagram. Ai shfaqet në një foto shumë romantike krah Sarës, ku çifti shfaqet tërësisht I sfumuar. Pavarësisht se nuk duken mirë, është lehtësisht e dallueshme që janë ata të dy dhe jo një çift i çfarëdoshëm. Por po aq simpatike sa poza është edhe dedikimi që Ledioni i ka kushtuar Sarës në anglisht. “Ishte momenti më i lumtur i jetës sime, por nuk e dija këtë gjë atëherë” është mbishkrimi që moderator i njohur i ka vendosur fotos. Pra duket se më në fund ka zënë mend dhe e ka kuptuar diçka të tillë.