INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledjana ia nxjerr të gjitha Mevlanit, që nga ndarja tek e fshehta e këngës

Ledjana ia nxjerr të gjitha Mevlanit, që nga ndarja tek e fshehta e këngës

Publikuar më: 11:27 05-06-2021

E ftuar në "Glamour zone", Ledjana ka treguar anën e saj të historisë së ndarjes nga Mevlani. Ledjana u shpreh se arsyeja e ndarjes është shumë më e thellë se ajo që di publiku.

"Jam prekur për faktin që është kënduar kënga ime në një festë që nuk isha prezente me një person tjetër që kisha të paktën 3-4 muaj që zihesha për atë mashkull. Më duket injorim, nuk më duket respekt apo siç e morën disa që thanë: të këndoi këngën. Ai gjest ishte injorim për mua", tha Ledjana.

Ish-konkurrentja e "Përputhen" foli edhe për akuzat se kënga dedikim për të nuk është shkruar nga vetë Mevlani.

"Fakti që përmend çdo gjë që bën nuk më pëlqen. Sepse ai thotë që ka bërë shumë për mua por çfarë ka bërë? Ne gjithçka e bëjmë me reklama. Edhe këngën e dytë që tha se e ka bërë për mua gënjeu. Ajo është këngë ndarje dhe është bërë shumë kohë më parë", tha Ledjana duke deklaruar se nuk kthehet më me Mevlanin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895