Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba ka qenë së fundmi i ftuar në emsioninin më të ri në “Top Channel”, në “Top Arena” ku u vendos përballë Antonelës, e cila i drejtoi pyetjete e publikut dhe për më tepër i tha se nuk i ikën menja e zemra nga ai.
“Nëse do të ktheheshe pas në kohë, do të zgjidhje Ledjanën apo Antonelën?”, ishte një nga pyetjet e publikut.
Mevlani: Ledjanën
Antonela: Sepse do të qëndrosh me të njëjtat fjalë
Mevlani: Nuk e ndërroj.
Antonela: Mos bëj sikur je duke vuajtur për të, se nuk të beson më askush.
Mevlani: S’ka lidhje!
Antonela: Ku e mendon jetën tënde tani? Në Milano apo në Milano?
Mevlani: Në Kavajë besoj. Ose në Rrëshen…
Por, edhe pse në karrigen e të intervistuarit, edhe Mevlani kishte një pyetje për moderatoren: Të merr malli ndonjëherë për mua, meqë ra fjala?
Antonela: Më merr!
Mevlani: Mos qesh, se nuk e marr seriozisht.
Antonela: Më merr shumë…
Kujtojmë se Mevlani dhe Ledjana i kanë dhënë fund prej javësh me njëri-tjetrin, por ato akoma vazhdojnë të marrin vëmendje me deklaratat e tyre.