Një përplasje e Ledjonës dhe Meritonit brenda BBV, e bëri këtë të fundit të kalonte në përmendje të jetës personale, siç ishte vajza e gazetares. Teksa Ledjona ishte e shtrirë, Meritoni shkoi dhe i thërriste “Miki”, gjë që e bëri Ledjonën të qante e të dridhej pasi dëgjoi emrin e të bijës.
Duket se ajo nuk ia ka lënë pa larë hakun, pasi gjatë një momenti që ndodheshin në kuzhinë, Ledjona ka nisur të këndojë këngën e Noizyt “Jena mbretër”, duke i kujtuar kështu sherrin e bërë dikur. Kujtojmë se dyshja prej vitesh ndodhet në rivalitet me njëri-tjetrin, teksa bëjnë disse dhe hedhin kunja të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin.