Mbrëmjen e kaluar Ledri festoi 31 vjetorin e lindjes ku nuk munguan urimet dhe dhuratat e shumta.
Përpos tortës së përgatitur posaçërisht për të, për reperin ishte rezervuar një tjetër surprizë. Kanë qenë fansat ato që ia kanë bërë edhe më të bukur natën 31 vjeçarit duke e surprizuar me një album fotografish të bëra kolazh që nga periudha kur ai ishte i vogël. Ndoshta ky ka qenë gjesti që reperi është ndjerë jo 31 por një 13 vjeçar i lumtur.