Ledri dhe Lumi B sapo kanë publikuar bashkëpunimin e tyre "Kiss Kiss" i cili po rezulton mjaft i suksesshëm dhe e dimë me siguri se do t'a dëgjojmë kudo gjatë gjithë verës.
E megjithatë duket se melodia e fillimit ngjason me melodinë e një kënge tjetër.
Iconstyle shkruan se baza instrumentale e këngës mund të jetë frymëzuar nga kolona zanore e “Ezel”.
Harmonia e dy instrumentaleve është mjaft e ngjashme, ndonëse kënga e Lumi B-së dhe Ledrit është në stil më të errët për t’iu përshtatur hip hop-it.
Sido që të jetë, të dyja janë shumë fiksuese, njësoj fiksuese.
Hidhuni një vesh më poshtë dhe gjykojeni vetë nëse ngjajnë: