"Mbi re" dhe "AK 47" janë këngët e reja që dy reperat Ledri Vula dhe Noizy publikuan ditën e djeshme.
Me siguri kjo ishte një rastësi pasi reperi nga Kosova do ta publikonte një ditë më parë këngën e tij, por e shtyu në shenjë respekti për ngjarjen që ndodhi në Velipojë. Kjo rastësi bëri që dy 30 vjeçarët t'i thonin nga dy fjalë njëri-tjetrit. Urimet e tyre vërtetojnë edhe njëherë që marrëdhënia mes Ledrit dhe Noizyt është rregulluar duke u bërë shembull i kthimit të armiqësisë në miqësi.