Është periudhë festash, atmosferë e gëzueshme, energji pozitive.
Dhe të gjitha këto ndjesi i përcjellin në mënyrën më të gëzueshme tre këngëtarët nga Kosova; Ledri, Ermal Fejzullahu dhe Lumi B. Treshja e hitit “Mbi tavolina” ka menduar, ndoshta mënyrën më origjinale, për t’iu uruar të gjithëve festa të gëzuara. Ata vijnë si personazhi i Elfit dhe me koreografinë e tyre karakteristike të cilën teksa e sheh, nuk mund ta mbash dot të qeshurën. Jemi të sigurtë që Ledrin, Ermalin dhe Lumi B nuk i kishit parë ndonëjherë me një kërcim të tillë i cili është shumë herë edhe më i këndshëm se ai mbi tavolina.