INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri i bën “diss” Majkut me këngën e tij të re? [VIDEO]

Ledri i bën “diss” Majkut me këngën e tij të re? [VIDEO]

Publikuar më: 19:01 03-01-2018

Dikur i përkisnin një grupi, por, sot, Majk dhe Ledri jo që nuk janë në një grup, por, as nuk flasin me njëri-tjetrin.
Ledri nuk është ndarë mirë me djemtë e Babastars dhe si rrjedhojë thumbimet mes tyre nuk kanë munguar. Shpesh herë kanë qenë në një “luftë” për faktin se cili prej tyre repon më shpejt.
Është folur edhe më parë për disa “diss-e” mes këngëtarëve dhe siç duken reperat e kanë bërë përsëri këtë.

Te kënga ‘Tarantino’ Majk thotë pjesën “Mos boni filma se për filma jom unë Tarantino, ngjiti syzat 3D edhe kqyrëm n’kino”, ndërsa te kënga ‘Shtrenjt’ Ledri ka pjesën “Kta qe bojn filma ja boj montazhin”.
Tingëllon si një “diss” për Majkun, por nëse është e vërtetë do e marrim vesh më vonë.

Article Logic
Execution time: 0.0041489601135254