Po pritej me padurim nga publiku bashkëpunimi i Ledrit dhe Taynës i njoftuar prej disa ditësh. Më në fund ditën e sotme dyshja kanë vendosur ta ndajnë projektin me publikun dhe që në orët e para po bëjnë namin. "Aje" mban titullin kënga e Taynës dhe Ledrit, videoklipi i së cilës ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut.
Për ti dhënë “një dorë” me promovimin e këngës, edhe kolegia e tyre Nora Istrefi e publikoi në profilin e saj në “Instagram” duke njoftuar fansat e saj për hitin më të ri.
Menjëherë Ledri falenderoi kolegen e tij për nderin, madje zbuloi edhe pseudonimin që i ka vënë. Duket se reperi nuk e thërret në emër, por e ka pagëzuar ndryshe kolegen.
“Noriaan” – shkruan Ledri, duke e shoqëruar me emojin e së qeshurave, mirëpo s’po
Ende nuk e dimë se përse Ledri ka zgjedhur ta thërrasë kështu, por me siguri duhet ta ketë edhe një histori të veçantë që vetëm ata e dinë.