INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri i vlerëson të gjitha këngëtaret dhe “injoron” Encën: “Kurrë nuk do të bëja…”

Ledri i vlerëson të gjitha këngëtaret dhe “injoron” Encën: “Kurrë nuk do të bëja…”

Publikuar më: 12:50 11-06-2017

Ledri Vula është një ndër reperat më të mirë shqiptar dhe më të pëlqyer nga publiku. Çdo këngë e tij, “solo” apo bashkëpunim, është shndërruar në hit, por atë e kemi parë disa herë teksa flet “pa dorashla”. Ledri së fundmi ishte i ftuar në emisionin  “Mo si fol Shoferit” nën drejtimin e Rudina Dembacaj ku gjatë intervistës së tij ka folur mbi sukseset e fundit, videoklipet si dhe planet për të ardhmen.

I pyetur nga Rudina, të përshkruajë vetëm me një fjalë kolegët e tij, ai për të gjithë ka dhënë nga 1 epitet, përveçse për Encën.

Teksa Dafinën e quajti të talentuar, Elvanën mbretëreshë dhe Era Istrefin zërin e tij të preferuar, kur u përmend emri i Encës ai u step dhe tha se për të nuk ka ndonjë përcaktim.

Edhe pse komenti i tij u la me aq, kur u pyet se me kë nuk do të kishte kurrë një bashkëpunim, pa u menduar aspak ka përsëritur emrin e saj.“Të them të drejtën me Encën nuk do të bëja kurrë duet. Nuk na përshtatet asgjë, stili, rryma. Me Tunën kam patur, me Erën po, por me të nuk na përputhet asgjë.” – tregoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034451484680176