Ai u konsiderua “pronë private” që në momentin që vajza e ish kryeprokurorit Sollaku, Adela, vendosi t’i hidhte sytë mbi të.
Që nga ai moment, ata i sheh në clube, në darka familjare dhe plazhe ekzotike bashkë pa iu ndarë njëri-tjetrit. Por ka edhe përjashtime…si ai i natës së mbrëmshme kur “Don Zhuani” i muzikës shqiptare e ka kaluar natën me një të “dashur” tjetër, më të hershme se Adela. Studio e tij muzikore ka qenë vendi i ngjarjes ku është mbyllur rreperi kosovar përgjatë një dite të tërë angazhimi me…këngët që po realizon. Dhe sado xheloze të jetë, Adela vetëm më muzikën nuk “kapet” dot sepse ajo ka qenë e para.