INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri kapet mat në Prishtinë me të dashurën, ja çfarë tha disa ditë më parë për IN Tv [FOTO/VIDEO]

Ledri kapet mat në Prishtinë me të dashurën, ja çfarë tha disa ditë më parë për IN Tv [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:32 26-07-2016

Edhe pse ndoshta nuk do t’i pëlqejë ta pranojë, Ledri është kapur mat.

Në disa foto të siguruara nga Prive  reperi i njohur kosovar shfaqet krah të dashurës, Adela Sollaku. Ata duken shumë të lumtur dhe lidhja e tyre vazhdon prej kohësh. Megjithatë, deri tani nuk janë bërë deklarata nga Ledri për këtë fakt, pavarësisht se lidhja e tyre duket e njohur edhe për fansat. Artisti i shumë hiteve konfirmoi qëndrimin e tij diskret dhe të rezervuar për këtë çështje disa ditë më parë kur i përgjigjej pyetjeve gjatë një IN Report për IN Tv. Ai tha se nuk e ka pohuar, e as mohuar faktin në është në një lidhje apo jo pasi kjo është pjesë e jetës së tij private. Krahas kësaj Ledri ka shtuar se çfarë nuk ka dëgjuar për veten, ndër të tjera se është i martuar apo edhe baba, të dyja këto natyrisht të pavërteta. Në fund të ditës, është e drejta e tij që disa gjëra t’i mbajë vetëm për vete.

Article Logic
Execution time: 0.0041420459747314