Ledri Vula publikoi së fundmi këngën e tij më të re të titulluar “Monaco”. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku madje për 24 orë arriti një milion klikime.
Partnerja e tij, Sara Hoxha ka qenë e pranishme gjatë xhirimeve të videoklipit, ku në një ndër skenat Ledri kapet mat me tjetrën në ballkon.
Ajo e ka shpërndarë këtë moment në Instastory duke shkruar me humor “E mbajta veten mirë dhe këtu”.