IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ledri paska qenë fiksimi i gocave në shkollë dhe këtë na e tregoi moderatorja e njohur shqiptare! Ja ç’bënin gocat për reperin! [FOTO]

Ledri paska qenë fiksimi i gocave në shkollë dhe këtë na e tregoi moderatorja e njohur shqiptare! Ja ç’bënin gocat për reperin! [FOTO]

Publikuar më: 10:33 06-05-2019

Ledri Vula është një ndër reperët më të mirë shqiptarë dhe padiskutim shumë i suksesshëm. Ai i ka dhuruar publikut tonë shumë hite ndër vite, hite të cilat i dëgjojmë në të gjitha ambientet.

Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin “E diell” ku një moment u surpriza nga një videomesazh i moderatores së njohur Liberta Spahiu.

Liberta ka rrëfyer se me Ledrin njihet që nuk kanë qenë fëmijë pasi kanë qenë në një shkollë. “Ledrin e njoh qysh nga shkolla fillore, Është dy vjet më i ri se unë dhe më kujtohet si sot se kush shkonim në mësim, gjitha vajzat e shkollës e prisnin Ledrin të vinte. Ai ka qenë simpatia e të gjithëve. Ledri është super djalë i edukuar dhe gjithashtu shumë i qetë”, u shpreh Liberta.

Por edhe Ledri thkesoi se Liberta është shume e veçantë për të dhe mban mend se në shkollë ajo ka qenë një nga vajzat më të bukura.

“Libertën e kam shumë shoqe të mirë dhe e njoh prej kur kam qenë fëmijë. Liberta ka qenë ndër vajzat më të bukura në shkollë. Fëmijët kapeshin për tu rrahur për të”, tha Ledri. 

 

 

save.png

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996