Ledri Vula ka shembullin më të mirë të dashurisë.
Ata janë dy prindërit e tij të cilët për hir të së vërtetës, pavarësisht viteve, kanë një marrëdhënie për t’u marrë shembull. Madje duket se dashuria mes tyre sa vjen dhe rritet. Dhe me Ledrin nuk kishte si të ndodhte ndryshe. I rritur mes një frymë mjaft pozitive, ai vetë sot përcjell shumë dashuri me këtë video të prindërve të tij të cilët kërcejnë nën ritmet e muzikës si dy të sapodashuruar. Reperi ndodhet ende me familjen në Kankun, Meksiko për pushime ku po kalon ditë mjaft të ngrohta.