Edhe pse se fundmi është kthyer në personazhin e ditës pasi perflitet nga të gjithë për këngën SRMN, duket se reperi kosovar Ledri nuk është tamam djali "i keq" që presupozohet.
Ai ka vendosur të kalojë disa ditë pushimi larg zhurmave dhe ndodhet në një parajsë bore së bashku me familjen e tij. Në foto ka dalë me mami Xheraldinen e cila e ndjek Ledrin kudo dhe duket të jetë një suportuese e madhe e tij. Nuk ndodh shpesh të shohim repera që kalojnë kohë cilësore me familjen dhe duket se Ledri po bën ndryshimin.