Përderisa e ka ndarë me ndjekësit e tij, domethënë që diçka e tillë i ka bërë përshtypje reperit.
Ai po vazhdon të shijojë ditët e nxehta me diell në Cancun, Mexico duke e braktisur Shqipërinë në këto ditë të ftohta. Madje mendojmë se këto mund të jenë pushimet më të gjata të reperit , duke sfiduar edhe kohëzgjatjen e pushimeve verore. Dhe duke e jetuar çdo ditë atje si një aventurë, nuk e dimë nëse edhe kjo që ai vetë ka pasqyruar në foto mund të konsiderohet e tillë. Ledri ka mbetur i habitur pasi ka parë një femër të shtrirë në rërë teksa po merrte rreze toples. Në fakt nuk arrijmë ta kuptojmë pse 30 vjeçarit duhet t’i bëjë përshtypje diçka e tillë kur edhe në Shqipëri po kthehet në diçka të zakonshme!