Pritjes i erdhi fundi!
Ledri Vula dhe bukuroshja 27-vjeçare, Sara Hoxha janë prej kohësh në një lidhje, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë fakt. Edhe pse ata janë shpesh pjesë e mediave rozë, çifti ka zgjedhur të heshtë rreth kësaj çështjeje. Mirëpo, në botën e showbiz-it sekretet nuk mund të mbahen për shumë gjatë.
Ledri, sot ka postuar një foto me të dashurën e tij në rrjetin social Instagram. Reperi i njohur ka kohë që është në një lidhje me Sara Hoxhën, por vetëm sot ka publikuar një foto me të, duke zyrtarizuar lidhjen e tyre.
Për ta është folur shumë në media, e mesa duket Ledri ka zgjedhur që ta bëjë publike lidhjen një herë e mirë. Por pas këtij postimi ndodhi diçka që nuk pritej me instagramin e Sarës. Rreth 10 mijë ndjekës janë shtuar në llogarinë e saj në Insta.
Ndërkohë, Vula ka publikuar albumin e fundit, të titulluar 10/10, i cili është pritur shumë mirë nga publiku.