Ashtu si u bë publike disa kohë më parë reperi Buta u nda nga labeli "Nesër Music" i drejtuar nga Faton Shoshi, label në të cilën bën pjesë edhe Ledri Vula.
Diskutime të shumtë pushtuan botën e showbizz-it dhe kjo pasi u diskutua nga skeptikët se ky largim i Butës kishte sjellë edhe në prishjen e raportove miqësore dhe profesionale mes tij dhe Ledrit.
Ndoshta menduat se Ledri dhe Vula nuk flasin, por ja që vërteta është krejt ndryshe.
Përgjigjen për këto thashetheme e ka dhënë Ledri me anë të fotoje të publikuar në Instagram, ku promovon këngën më të re të Butës.
Mos u shqetësoni! Ledri dhe Buta vazhdojnë të kenë raporte të mira mes tyre./intv.al/