IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj në një lidhje pas divorceve? Zbulohet e vërteta

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj në një lidhje pas divorceve? Zbulohet e vërteta

Publikuar më: 12:31 06-04-2025

Jeta private e Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt është vendosur në qendër të vëmendjes pasi dy këngëtarët i dhanë fund lidhjeve me partnerët e tyre.

Pasi Xhensila u divorcua nga aktori i humorit Bes Kallaku, me të cilin ka edhe 2 fëmijë Ajka e Amen, dhe Ledri Vula nga blogerja Sara Hoxha, me të cilën ka vajzën Poem Blu, dyshja janë përfolur shumë mbi jetën private.

Ndërsa së fundmi po qarkullon një thashethem që ka ndezur rrjetin.

Sipas medias Express, dyshja kanë nisur një romancë dhe dyshimet janë ngritur për shkak se janë parë së fundmi shumë shpesh nën shoqërinë e njëritjetrit.

Së fundmi, Ledri Vula është parë në ambientet e disa prej lokaleve të Prishtinës me këngëtaren. Gjithashtu, dyshja raportohet se janë takuar edhe në Prizren.

Por duket se e gjithë zhurma mediatike është vetëm për të promovuar këngën e re që dy artistët po përgatitin. Duket se është kjo mënyra që Ledri dhe Xhensila kanë vendosur të bëjnë pak zhurmë deri në mbërritjen e projektit.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031569004058838