INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri Vula do të bëhet baba, por çfarë po i thonë shokët? [FOTO]

Ledri Vula do të bëhet baba, por çfarë po i thonë shokët? [FOTO]

Publikuar më: 11:11 13-07-2019

Para pak javësh, Ledri ka shprehur dëshirën për t’u bërë baba se kërkon të dijë se si është ndjenja e të qenurit prind. Teksa ishte i ftuar në “N’drrimi i natës”, Ledri tha se është i gatshëm të krijojë familje.

Me tej ai shtoi se ka shokë që janë bërë me fëmijë dhe janë pikërisht ata që ia shtojnë dëshirën.

“Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund mos të jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua. Ata dalin me fëmijë kurse unë nuk mundem. Kush është bërë prind thotë që ajo ndjenjë ta ndryshon jetën. Dua ta di si është kjo ndjenjë që e keni përjetuar ju”, u shpreh Ledri.

ZXING.png

 

E përderisa të gjithë shokët e tij më të mirë, Ermal Fejzullahu, Lumi B e Gjiko janë bërë prindër, cfarë po i thonë ata Ledrit?

“Po ia preferojmë edhe Ledrit. Ai po thotë edhe vet që dëshiron të bëhet baba. Të jesh babë është mirë dhe është e vetmja arsye pse jena, që të riprodhohemi dhe të mbijetojë specia”, ka deklaruar Gjiko në Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamiti, në një intervistë të transmetuar këtë të hëne që lamë pas.

 

thuaje.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105