Çfarë e ka mbajtur kaq të zënë Ledrin?
Nuk dimë me çfarë është kaq i zënë Ledri kohët e fundit, por kjo duhet t'i ketë marrë kaq shumë kohë sa të mos ketë mundësi as të shkojë tek berberi. Postimi i tij i fundit në instastorie, e bën të duket një Robinson Cruzo i vërtetë me mjekrën e parruar dhe flokët e paqethur. "Kur ki harru që ki shpi" shkruan reperi gjë që e rrit akoma në shumë kureshtjen se çfarë do të përbënte arsye të mjafturshme që ai ta linte kujdesin ndaj vetes kaq pas dore. Ky është një mister që më mirë se Ledri nuk mund ta zgjidhë askush, megjithatë ne na pëlqen të mendojmë se mund të jetë puna në studio për ndonjë këngë të re. /intv.al/