Ai nuk është përfolur më për lidhje me femra që pas ndarjes nga ish e dashura, Adela Sollaku.
Por sërish Ledri Vula mbetet një ndër djemtë më të lakmuar. Atë rrallë e sheh në intervista ndaj edhe nuk dihen shumë gjëra rreth tij. Por në intervistën e fundit të dhënë për “Prive” 30 vjeçari “është dorëzuar” para 50 pyetjeve të cilave iu është përgjigjur një nga një. Përveç atyre për karrierën, nuk mund të mos prekej edhe pjesa më interesante, gjinia femërore. Kur u pyet se cili ishte lloji i femrës që i pëlqen,Ledri u përgjigj thjesht: “Më pëlqejnë femrat e natyrale”. Reperi i “U Harrum” sapo zbuloi se nuk ka aspak pretendime për vajzën që kërkon. intv.al