INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri Vula më në fund e pranon [FOTOVIDEO]

Ledri Vula më në fund e pranon [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 14:45 28-10-2016

Ai është një ndër reperat më të pëlqyer të momentit, por edhe një ndër djemtë më të preferuar nga vajzat.

Po flasim për Ledri Vulën i cili sapo ka publikuar këngën e tij më të re, “A jena mirë”. Por  ishte pikërisht  titulli i kësaj kënge që shtoi thashethemet që flisnin për një ndarje nga e dashura e tij Adela Sollaku.

Dhe Ledri e zbulon të vërtetën në një intervistë të dhënë për blitz.al  ku ndër të tjera  i përgjigjet edhe pyetjes nëse i kishte  dhënë fund lidhjes.  “A jena mirë”? Mendoj që jena mirë”, është shprehur reperi i cili ka lënë të kuptohet qartë se tani është single dhe se kënga i është kushtuar pikërisht kësaj dashurie të përfunduar.

Article Logic
Execution time: 0.0034308433532715