Gjithmonë një hap përpara!
Ndonëse vera sapo ka nisur zyrtarisht, për artistin nga Kosova, Ledri Vula, është koha për plazh. Ok ndoshta jo për të bërë banjo dielli apo për t'u larë në deë, por për të qëndruar disa ditë pranë këtij të fundit. Në fakt ka qenë vetë Ledri ai i cili përmes Instagram Stories na ka treguar se momentalisht po shijon kohën e bukur dhe temperaturat e ngrohta në Ulqin. Ai është nisur dje drejt qytetit bregdetar, ku jetojnë edhe dajat e tij, dhe duket se do të qëndrojë edhe për pak ditë derisa të nisin koncertet e fundjavës. Kujtojmë që Ulqini ishte verën e kaluar një nga destinacionet kryesore të Ledri Vulës!