INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri Vula pas tatuazhit për Poem Blu dhe gjyshin bën edhe një këngë të tijën që të gjithë fansat e pëlqejnë

Ledri Vula pas tatuazhit për Poem Blu dhe gjyshin bën edhe një këngë të tijën që të gjithë fansat e pëlqejnë

Publikuar më: 13:30 08-06-2021

Me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Poem Blu, jeta e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës është zbukuruar aq shumë dhe ka marrë një tjetër kuptim sa që reperi kosovar bëri një tatuazh në trup dedikuar saj. Pas tij, ylli i “Don mo” gdhendi një tjetër “tatoo” për gjyshin e ndjerë i cili nuk jeton më. Por Ledri duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Ai ka bërë një tjetër tatuazh. E gjeni dot për çfarë?! Bëhet fjalë për një këngë që të gjitha fansat e tij e pëlqejnë dhe e këndojnë akoma.


Reperi zgjodhi të gdhendë në lëkurë titullin e “100 probleme” , e publikuar plot shtatë vite më parë në Youtube. Thjesht sepse “100 probleme sun e ndalin”, siç thotë ai në këtë këngë.

Kujtojmë se projekti i fundit i Ledrit është kënga me videoklip “Don mo” e lançuar dy javë më parë, protagoniste në të cilën është edhe këngëtarja Morena Taraku por si modele. 

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439