INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri Vula u kërcënua? Reagon ashpër Faton Shoshi: ‘Nuk ka bir nëne…’ [FOTO]

Ledri Vula u kërcënua? Reagon ashpër Faton Shoshi: ‘Nuk ka bir nëne…’ [FOTO]

Publikuar më: 21:25 27-10-2018

Tashmë sherri mes OTR dhe Baba Stars është bërë “histori e vjetër”, por duket se Lumi B është futur në mes fushë betejës duke u bërë ‘diss’ të dyja grupeve mjaft të njohura të repit shqiptar.

Kjo pasi ai u shpreh se grupet e famshme OTR dhe Babastars mbaheshin përkatësisht nga Noizy dhe Getoar Selimi apo Majk.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak reperit Agon Amiga, pjesë e “Babastars” i cili ka reaguar dhe ka ofenduar kolegun e tij.

Ai ka publikuar në Instastory disa shkrime ku fillimisht e quan Lumi B “tullmb” dhe më pas kalon në të tjera ofendime e kërcënime.

Por flitet se në “sherrin” e deklaratave është përfshirë dhe Ledri Vula, i cili ai ka përformuar mbrëmë në Gjermani i rrethuar nga një numër i madh sigurimi.

Por i kontaktuar nga 'Lajmi.net' Faton Shoshi menaxheri i Ledrit mohoi që kjo të ishte e vërtetë duke u shprehur “Ledri nuk ka qenë i kërcënuar nga askush, kjo është gënjeshtër, ai ka performuar në Munchen dhe ka shkuar shumë mirë. Nuk kemi fare raporte me ta(Babastars), kjo është gënjeshtër, kush guxon me ndalu Ledrin të këndojë, nuk ka bir nëne.”

40eb460b40d9ed948edb2b01dc3fd3e3_L-750x450-1-650x358.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036168098449707