Ai sot është një nga reperat më të preferuar të skenës shqiptare dhe sapo ka mbyllur një vit të lodhshëm dhe të suksesshëm.
Dhe duket se në fund të sezonit edhe ai ka nevojë që të rimarrë pak veten duke kaluar pak ditë relaksuese në plazh. Së fundmi Ledri ka shijuar sukses të pritshëm në këngën “Nona”, të cilën e realizoi në bashkëpunim me Young Zerkën, dhe pask kësaj ka merituar pushimet luksozë që po shijon aktualisht. Kështu duken nga foto e postuara, në të cilat shfaqet duke u argëtuar në një vilë shumë të bukur me pishinë në shoqërinë e disa shokëve. Vera pritet që të jetë e angazhuar për të mes koncerteve dhe performancave, kështu që bën mirë të karikojë bateritë gjatë këtyre ditëve.