Nëpër intervista të ndryshme, shpesh personazhet publikë vihen mes zgjedhjeve. Një ndër to është edhe ajo mes kolegëve të tyre. I fundit që është bërë pjesë e kësaj përballjeje është këngëtari i njohur nga Kosova, Neki Emra. Ai bashkë me bashkëshorten, u përgjigjën rubrikës ‘Kë zgjedh’ ku mes shumë personazheve ishte edhe përballja e Noizyt me Ledrin. Çiftit nuk i është dashur të mendohet gjatë pasi të dy u përgjigjën njëlloj: Ledri ishte zgjedhja e tyre. Ndoshta një arsye pse u zgjodh është edhe fakti që Ledri është nga Kosova.