Një ndër reperat më të preferuar është edhe ndër meshkujt e parapëlqyer nga femrat.
Ledri Vula jo pak herë është bërë kryefjala e lajmeve rozë për lidhjet e tij romantike të cilat si duket nuk zgjasin shumë. Por ama ai e ka një marrëdhënie që i ka rezistuar kohës. Përveç muzikës, 30 vjeçarit i pëlqen edhe basketbolli dhe palestra.
Ai sot ka hedhur një foto në Instagram nga vendi ku ushtrohet dhe shihet duke u mbajtur nga krahët nga dy trajnerët e tij.
“Kur don me ik prej treningut e s’tlojn trenerat pa i bo edhe 600 copa për bark’, shkruan ai me shaka.