Erdhi vera dhe tashmë artistët shqiptarë nisin të publikojnë këngët që do na shoqërojnë gjatë gjithë këtyre muajve të nxehtë. Ditën e sotme Ledri Vula ka publikuar këngën e tij më të re dhe fansat janë shumë entuziastë.
Kënga është tipike verore dhe mban titullin “RIO” ku i këndohet Rio de Janeiro-s e të krijohet përshtypja sikur e një karnavale me femra seksi që kërcejnë, me “Ledrinhon” që xhonglon topin si lojtar brazilian, por surpriza është diçka tjetër.
Pjesë e këtij klipi është modelja seksi Lorena Haliti e cila vallëzon me reperin në mesin e kërcimtarëve profesionistë.
Modelja ka publikuar këngën e reperit në profilin e saj në Instagram dhe falënderon gjithë skuadrën që ishte pjesë e këtij projekti duke u shprehur se ishte kënaqësi.
View this post on InstagramRio Rio out now! Thank you to the entire team that was apart of this project. It was a pleasure!