Kandidatët në listat e PD, Lefter Maliqi kërkon të hyjë në Parlament. Këtë të hënë ai ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ për të zënë vendin e lënë bosh nga kolegët e tij. Deri më tani janë katër kandidatë të cilët kanë dorëzuar në KQZ dokumentet e nevojshme për të marr mandat deputeti. Të premten e kaluar, 4 kandidatë nga lista e LSI dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të nisur edhe procedurat për marrjen e mandatit.
Këto 4 deputetë të rinj do t'i bashkohen 2 deputetëve Myslim Murrizi i PD dhe Lefter Koka i LSI që nuk pranuan të dorëzojnë mandatin.
Në Qarkun e Tiranës Floida Kërpaçi do të zëvendësohet nga kandidati i listës së LSI, Ylli Shehu.
Mandati i Endrit Braimllarit do ti kalojë Edmond Rrushit, i cili ndodhet i dhjeti në radhë në listën e LSI.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i japë Aurora Mares mandatin e lënë nga Përparim Spahiu në Qarkun e Dibrës.
Ndërsa në Elbasan mandatin e LSI të Edmond Haxhinastos do ta marrë kandidati që vjen pas tij Enver Roshi.