INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Legalizimet. Rama sulmon opozitën:

Legalizimet. Rama sulmon opozitën: "Gjumin e Tiranës e kanë çuar në Shkodër"

Publikuar më: 17:15 17-03-2017

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm të premten mbasdite në qytetin e Shkodrës,nga ku shpërndau legalizime falas për qytetarët. Rama bëri të ditur se tashmë 116 mijë familje kanë marrë titullin e tyre të pronësisë. Këtë rast kreu I qeverisë e ka shfrytëzuar edhe për të sulmuar Bashkinë e Shkodrës si dhe opozitën.
“Bashkia e Shkodrës është bashkia më shembullore për gjumë, dhe nuk e çan kokën për familjet. Më vjen keq që atë që e hëngri Tirana deri në 2015-n, tani po e ha Shkodra. Më vjen keq që gjumin e Tiranës e kanë çuar në Shkodër, dhe që krevatin e gjumit të Bashës në Tiranë ia kanë dhënë Voltanës,” tha Rama. Kryeministri e bëri të qartë qëndrimin e tij lidhur me kërkesën e opozitës, për moshyrje në zgjedhje pa krijimin e një qeverie teknike. “Është e sigurt që zgjedhjet do të bëhen në 18 qershor. Për sa kohë që ne duhet t’u shërbejmë ju, nuk ka forcë që e ndryshon këtë vullnet”-deklaroi ai. “Kush e ka tokën e vet, e ka falas, por kush e ka tokën e tjetrit paguan një lloj kontributi që mos t’ju vijë  stërnipi i pronarit e të thotë që shiko se toka është e imja,” theksoi Rama. Kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë për të punuar në Shkodër, ndryshe nga Bashkia e Shkodrës, siç tha ai, e cila nuk ka bërë asnjë punë.

Article Logic
Execution time: 0.0037097930908203