John Terry legjenda e futbollit anglez, me një karrierë futbollistike 20 vjeçare njoftoi këtë të hënë se ai do të dorëhiqet nga sporti me të cilin bëri histori.
Kapiten i kombëtares së tij për rreth 3 sezone dhe njeriu që ngrejti 5 tituj kampion me ekipin e Chelsea-t dhe 1 Kupë Kampionësh në 2012, ai la pas një histori të lavdishme.
Vitet e fundit ai i kaloi tek ekipi i Aston Villës. Tashmë për lojtarin fillon një periudhë e re, ku oferta e parë i ka ardhur pikërisht nga klubi ku dha dorëheqjen, për të qenë trajner i saj dhe fjalët janë se ai do të marri Thierry Henry si asistent të tij në këtë ekip.