Tashmë lamtumira e Gerrard është zyrtare! Steven Gerrard vendosi sot që t’i jap fund karrierës së tij prej një futbollisti të shkëlqyer. Ai ka pikëlluar mijëra tifozë në botë, pasi ishte një lojtar që nuk mund ta urrente askush. Konfirmimi ka ardhur nga ish mesfushori i përfaqësues angleze i cili në profilin e tij në Instagram ka bërë ditur tërheqjen nga futbolli vetëm pak ditë pasi mbylli aventurën e tij me Los Angeles Galaxy në Major League Soçer.
Steven luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij për Liverpool, duke mbajtur për vite me radhë shiritin e kapitenit në krah: “Ka ardhur momenti i duhur, kisha shumë oferta për të vazhdoja të luaja, por në muajt e fundit trupi im më ka dhënë sinjale jo shumë inkurajuese dhe nuk doja ta mbyllja karrierën mes shumë dritë-hijeve. Tashmë do të më pëlqente të bëja trajnerin”, thekson Gerrard në Instagram.
Përveç shumë tifozëve të mërzitur për largimin nga futbolli në moshën 36 vjeçare të Gerrard, shumë yje të fubollit kanë ndjerë keqardhje, si dhe e kanë uruar atë. Mes tyre futbollistë që kanë patur fatin të luajnë me të dhe kundër tij.
Ricardo Kaka
Javier Zanetti
John Terry
Thiery Henry
Paolo Maldini
Fernando Torres