INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Legjenda e Holandës alternativa e parë për stolin e Kombëtares, më pas vendos për Inzaghin

Legjenda e Holandës alternativa e parë për stolin e Kombëtares, më pas vendos për Inzaghin

Publikuar më: 08:29 23-06-2017

Një tjetër prapaskenë për stolin e Kombëtares del në skenë orët e fundit.

Newsport.al mëson nga burime të sigurta pranë FSHF-së se krerët e këtij institucioni kanë kontaktuar me legjendën e futbollit holandez, Ruud Gullit për t'i besuar atij, stolin e Kombëtares kuqezi. 54-vjeçari është asistent i trajnerit Dick Advocaat te skuadra përfaqësuese e Holandës, ndërsa ka marrë një ofertë konkrete nga FSHF për të zëvendësuar De Biazin në stolin e Shqipërisë.

Ruud Gullit nuk ka kthyer ende një përgjigje dhe është në dilemë të madhe për të pranuar ofertën e FSHF-së. Nuk dihet ende arsyeja që ish-futbollisti i Milanit, Chelsea-s, PSV-së, Feyenoord-it, Sampdoria-s dhe Haarlem-it nuk ka kthyer përgjigje për ofertën e bërë nga FSHF-ja për të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Fakt është se FSHF i ka dhënë një afat për të vendosur deri në javën e parë të korrikut dhe nëse Gullit është ende në dilemë për të pranuar ose jo ofertën, Armand Duka do të bëjë lëvizjen e radhës, pra të emërojë si trajner Filippo Inzaghi-n. Ruud Gullit ka drejtuar më parë skuadra Neëcastle, Feyenoord, LA Galaxy dhe Terek Grozny. 56-vjeçari është alternativa e parë për FSHF-në që t'i besojë stolin e Kombëtares, edhe pse për momentin, bisedimet janë 'ngrirë' dhe shanset që Gullit të pranojë janë të pakta. newsport.al

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916