Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Italisë, Gianluca Vialli nuk ka kursyer elozhet për Kombëtaren kuqezi e cila sipas tij mund të fitoj ‘Euro 2016’.
Gianluca Vialli, beson se ‘Euro 2016’ mund të sjellë një kampion të papritur, njësoj si triumfi i befasishëm i Leicester Cityt në Premier League.
“Besoj se do të jetë viti i një skuadre më të vogël. Nuk do të isha i befasuar nëse një ekip më i vogël arrin të shkojë deri në fund, dhe nëse jo të fitojë në fund, atëherë të arrijë në finale. E kam fjalën për Shqipërinë, e kam fjalën për Uellsin ose Republikën e Irlandës e Austrinë, një ekip i papritur që mund të shkojë larg”, deklaroi Vialli.