Pavarësisht 74 viteve mbi supe dhe 8 fëmijëve nga lidhjet e së shkuarës, Mick Jagger nuk ka ndërmend të ndalet. Vokalisti i “Rolling Stones”, është parë së fundi në shoqërinë e një vajze të re.
E dashura e re e Jagger është 22-vjeçarja Noor Alfallah, producente amerikane, plot 52 vite më e re se legjenda e rrokut.
Të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Paris, ku Mick Jagger ndodhet për një tur muzikor, shkruan tv klan. “I can get Noor Satisfaction” ishte titulli i “The Sun”, i pari që publikoi lajmin.
Tabloidi britanik shkruan se ylli i Rolling Stones është tërësisht i marrosur pas brunes së bukur, duke hedhur pas krahëve lidhjen me balerinën 30-vjeçare Melanie Hamrick, me të cilën ka pasur edhe fëmijën e fundit.