Sir Mick Jagger nuk njeh moshë e as kufinj.
Ai do të bëhet sërish baba për herë të tetë. Në moshën 72 vjeçare, ylli i Rolling Stones do të mirëpresë fëmijën e tij të parë me të dashurën e tij 29 vjeçare, Melanie Hamrick. Fëmija do të linda në janar të vitit 2017 dhe do të jetë jo më pak se i teti për legjendën e muzikës rock. Përfaqësues të Mick konfirmuan për prestigjozen the Sun lajmin se Mick dhe balerina bukuroshe do të bëhen prindërit e lumtur të një fëmije. Ata shtuan që ky është një lajm fantastik dhe asgjë në botë nuk e shqetëson artistin britanik, i cili është shprehur shumë mbështetës.